Drejtori i PK-së takim virtual me menaxhmentin e lartë të policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti sot ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të lartë të policisë, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballet policia.

Në këtë takim u potencua edhe nevoja e implementimit dhe zbatimit të planit operativ Zgjedhjet komunale 2021, ku u diskutua rreth rrjedhës së kësaj faze duke pasur parasysh ndërlidhjen e fushatës me kufizimet për shkak të pandemisë, në funksion të ruajtjes edhe të shëndetit publik.

Vend me rëndësi gjatë takimit zuri edhe siguria në trafikun rrugor dhe aktivitetet policore për të rritur sigurinë në këtë aspekt.

Një diskutim i veçantë iu kushtua realizimit të urdhëresave të gjykatave, është kjo një detyrë dhe aktivitet që policia e realizon në vazhdimësi dhe kërkesë e drejtorit Mehmeti ishte intensifikimi i punës dhe realizimi sa më efikas i këtyre urdhëresave në mënyrë që personat në kërkim të dërgohen para organeve të drejtësisë.

Integriteti, disiplina dhe përgjegjësit menaxheriale policore, ishin po ashtu fokus i diskutimeve dhe u kërkua vëmendje e vazhdueshme nga të gjithë eprorët dhe vartësit e tyre me qëllim të realizimit të detyrave me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close