MSH: S`ekziston asnjë provë se vaksinat shkaktojnë probleme me fertilitetin

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat.

Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, vijon njoftimi.

 

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me coronavirus.

 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

 

“Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

 

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.895

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close