Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu jep dorëheqjen

ATSH-I.Vata/ Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e bërë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Kryeministrit.

Kryeministri Rama në reagimin e tij e falënderon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për kontributin e vyer.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shprehet Rama.

Rama gjithashtu ka postuar edhe letrën e dorëheqjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close