Shqipëri-Kosovë, ndihmë e ndërsjelltë juridike mes dy vendeve

/ATSH-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Olsian Çela priti sot në takim delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke vënë theksin në rritjen e efikasitetit sa i përket ndihmës së ndërsjellë juridike mes dy vendeve. Nga të dy palët u vlerësua se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi mes autoriteteve gjyqësore në drejtim të goditjes së aktiviteteve kriminale.

Me interes të veçantë bashkëbiseduesit diskutuan për ecurinë e Reformës në Drejtësi, arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i prokurorisë shqiptare dhe asaj kosovare, në një kohë kur reforma në drejtësi dhe procesi i Vetingut është prioritet për të dy vendet.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se duke përdorur të gjithë strukturat ekzistuese dhe instrumentet ndërkombëtare të ndihmës reciproke të dy vendet do të jenë në gjendje t’i përgjigjen sfidave në luftën kundër kriminalitetit jo vetëm në të dy anët e kufirit, por edhe në nivel rajonal e global.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close