Krijohet pilula kundër plakjes që së shpejti do të testohet edhe te njerëzit.

/ATSH/ – Një nga ëndrrat e njeriut ka qenë gjithmonë të jetë në gjendje të krijojë një ilaç ose një substancë të mrekullueshme, që mund të kundërshtojë plakjen qelizore, thënë ndryshe një pilulë kundër plakjes, shkruan pazienti.it.

Shkolla Mjekësore e Harvardit duket se ka arritur në këtë arritje, duke krijuar një pilulë që së shpejti do të testohet edhe te njerëzit.

Kjo zgjidhje do të ishte gjithashtu e dobishme për të riparuar ADN-në e dëmtuar, në fakt.

Studimi, i botuar në revistën ”Science”, ilustroi funksionimin e kësaj pilule kundër plakjes, e cila bazohet në rritjen e koenzimës NAD+, një molekulë tashmë e pranishme në trupin e njeriut e cila përfshihet në riparimin e ADN-së.

Hetimi filloi duke administruar paraardhësin NMN të koenzinës NAD+ te minjtë dhe gjatë eksperimentit u vu re se si kjo substancë eliminoi plotësisht efektet e plakjes dhe rrezatimit.

Rregullat kryesore që duhen ndjekur për të mbajtur larg plakjen qelizore janë:

– Mundohuni të shijoni jetën

– Shmangni situatat stresuese

– Bëni ushtrime fizike

– Hani shëndetshëm

– Pushoni siç duhet

– Jini i lumtur, pavarësisht problemeve

– Shmangni stresin për të ruajtur rininë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close