​Katër të arrestuar në Prishtinë

Njësia FAST Kosova, e cila operon në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Policinë e Kosovës, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale e Policisë dhe ato të reagimit të shpejtë, kanë arrestuar sot katër persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftimin për media thuhet se shtetasi i huaj dyshohet se ka qenë i përfshirë në vepra penale të mashtrimit, ndërsa tre personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, janë arrestuar nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike.

Lidhur me këtë rast janë përgjigjur edhe njësitet policore të antidrogës në Prishtinë të cilët sipas autorizimeve të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime tjera të nevojshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale mashtrimi, derisa tre personat e tjerë janë duke u intervistuar në polici, dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close