Ramush Haradinaj (AAK): Pa SHBA-në nuk mund të ketë progres në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, edhe një herë ka insistuar se pa përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së Joe Biden në tavolinë, nuk mund të arrihet asnjë progres.

“Qeveritarët e sotëm dikur thoshin “Jo negociata” e mandej thoshin “Jo negociata pa parime”, e tani kanë rënë në një nivel bisedimesh që janë më të ulëta se bisedime teknike”, tha Haradinaj në Kanal 10.

Sipas tij, gabimi më i madh në marrëveshjen e targave ishte përfshirja e tërheqjes së Policisë së Kosovës nga një pjesë e territorit të Republikës.

“Është një tentim që përmes një dere të vogël ta bëjnë Zajednicën. Humbja e autoritetit të policisë, të krijuar për 20 vjet, dhe bërja e kriminelëve autoritet në veri, është dëm i madh për vendin në planin e sigurisë nacionale. A ka të drejtë të shkojë policia e Kosovës në veri?”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close