PAMUNDËSIA E IDENTIFIKIMIT TË VLERAVE

Pas viteve nëntëdhjetë, fryma iluministe që ekzistonte ndër ne u shua si bryma pas daljes së diellit. Flas për Kosovën, por kjo sikur vlen edhe për hapësirën shqiptare në përgjithësi.

Ndërsa në Shqipëri, pas rënies së diktaturës ishte e natyrshme që të kemi një rizbulim të autorëve të persekutuar dhe të ndaluar, sado që pa ndonjë kriter, në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut kemi të bëjmë me logjikën e partisë shtet, e cila ka ndërtuar krijuesit e vet nga radhët e ushtrisë së madhe të injorancës dhe mediokritetit. Duke qenë se në të gjitha hapësirat shqiptare nuk funksionon interesi publik, individë dhe grupe të rreshtuara pranë pushtetit kanë shfrytëzuar institucionet për të promovuar veten edhe si krijues.

Nuk kemi kritikë letrarë që të trajtojnë ndonjë vepër pse ajo shënon vlera, kemi të ashtuquajtur kritikë që shkruajnë për autorët e grupeve të tyre. Madje, duke qenë se këto grupe bashkë me institucionet kanë kapur edhe mediat, mund të shihni se në çfarë niveli i ngrehin autorët që tashmë kanë kontaminuar jetën tonë letrare. Njoh disa autorë, që duke shfrytëzuar këto instrumente dhe instrumente të tjera korruptive të jenë më të përkthyer se vetë Ismail Kadare, shkrimtari ynë më i mirë! Prandaj, problemi ynë është me pamundësinë e identifikimit të vlerave, nëpërmjet të cilave do të ndërtonim edhe sistemin e tyre. Shikoni gjithë këto antologji që botohen, gjithë këto manifestime letrare që organizohen vetëm e vetëm për të afirmuar ata që përnjëmend o që nuk janë krijues të mirë, por nuk janë as lexues të mirë.

Nga intervista e Bardh Frangut për HEJZA-n

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close