FLUTURA AÇKA:KRITIKA ME ROL TË VAKËT

A ka shenja dhe gjeste për të thënë se ne kemi letërsi të mirë sot?
Ka padyshim letërsi të mirë bashkëkokohore shqipe, që nuk është e thënë të shkruhet e gjitha në Shqipëri. Por një pjesë të saj ne nuk e njohim, nuk e kemi zbuluar, nuk na ka rëne ende në dorë. Letërsinë e spikatur e gjykon kritika dhe ia rekomandon lexuesit, ky është trendi në Europë.
Kritika serioze e shpëton lexuesin nga bjerraditja dhe median nga kotësia e shpalljes si vlerë të letërsisë së dobët. Kam keqardhje për rolin e vakët të kritikës sot në Shqipëri, jo e gjitha për faj të saj. Por, edhe për faj të saj, ajo ende nuk është çliruar nga hegjemonia e njëshit, mentalitet që trashëgoi nga diktatura, ajo nuk po e pranon letërsinë si rrjedhë nëpër të cilën ajo duhet të zgjedhë letërsinë e mirë. Letërsia e re shqipe është në vështirësi të mëdha, ajo është në periferi të vëmendjes së shtetit. Shihni çmimet kombëtare, ende nuk po e marrin dot veten nga një periudhë e shëmtuar qokash dhe shitblerjeje, që u ndoqi me vite të tëra, duke ia zbritur në pikiatë vlerën çmimeve letrare, por edhe vetë letërsisë shqipe para lexuesit. Duke rekomanduar letërsi të dyshimtë, këtë çmime, për vite të tëra krijuan një hendek me lexuesin, i cili, në grackën e publicitetit të rremë dhe ndikimit të “klubit të miqve”, krijoi një mospëlqim të frikshëm ndaj letërsisë shqipe. (mapo)
/Përgatitur nga Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close