Më 6 Tetor 1981 vritet president i Egjiptit Anwar el-Sadat

6 Tetor 1981 – Fituesi i çmimit Nobel për paqe, Anvar el-Sadat, president i Egjiptit, vritet ndërsa po shikonte një paradë ushtarake në Kajro – sulmi u organizua nga fondamentalistë islamikë.

Sadati shërbeu si ushtarak e president për gati 30 vjet, duke u bërë udhëheqës me qëndrimin më të gjatë në Egjipt, që nga koha e dinastisë së Mehmet Ali Pashës, i njohur si themeluesi i Egjiptit modern, familja e të cilit qeverisi Egjiptin nga viti 1805 deri më 1952. I fundmi i kësaj dinastie me prejardhje shqiptare ishte Mbreti Faruk, i cili u përmbys si pasojë e revolucionit të nxitur nga një grup oficerësh me në krye Sadatin. Pas vdekjes së Anvar el-Sadatit, vendin e tij e zuri nën-presidenti Hosni Mubarak, i cili qëndroi deri në vitin 2011, kur u përmbys nga një tjetër revolucion./Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close