Komisioneri për Zgjerim i BE-së flet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në samitin në Slloveni ka thënë se janë të përkushtuar për integrim dhe anëtarësim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Varhelyi foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa tha që do të nis një proces i tillë.

“Ne duhet të të marrim përgjegjësitë dhe vendimin që na dërgon në këtë, që nënkupton nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e negociatave me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë me Bosnjë dhe Hercegovinën që të jetë vend kandidat, dhe nisjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerim më tej shoti se pikë tjetër kyçe e samitit të sotëm do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës së COVID-19.

“Sot ne do të rikonfirmojmë vazhdimin e ndihmës tonë për luftimin e pandemisë COVID-19, dhe gjithashtu ndihmën tonë në shpërndarjen e vaksinave dhe ndihmën shtesë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Varhelyi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close