Patrullimi i KFOR-it në veri të Kosovës (pamje)

Trupat e KFOR-it po vazhdojnë patrullimin në pjesën veriore të Kosovës, pas tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e KFOR-it në mbikqyrje të situatës në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë.

Pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur në veri pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e Policisë së Kosovës, vendim ky që erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel në lidhje me targat, shkruan lajmi.net.

Me marrëveshjen e arritur, palët janë pajtuar që nga pikat kufitare në Bërnjakë dhe Jarinjë të largohen bllokadat e vendosura nga protestuesit serb e pastaj të largohet edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close