Moj Shqipëri zeza, në cfarë gjendje e e ke Amfiteatrin e Durrësit ?

Shkruan Fahri Xharra

Si mendoni që Europa të na do , kur ne nuk e duam vetvetën ?. Si mendoni të futemi në rrethin e botës së civilizuar kur ne ende nuk e dimë ABC-n e civilizimt ?

Shikoni në çfarë gjendje është Amfiteatri . Po sikur serbët ta kishin të njejtin do e lodhnin botën me shkrime e botime duke e quajtur veten “ djep i civilizimit “
Lexoni historikun , shikoni fotot dhe me shkruani ndonjë koment.
Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe këtë vit shënon 50- vjetorin e zbulimit të tij. Në kuadër të kësaj, qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2016 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori i zbulimit të amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar. Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Pak ditë më parë përfundoi prishja e dy banesave të ndërtuara mbi arenën e amfiteatrit dhe banorët e tyre u kompensuan financiarisht nga shteti. E njëjta procedurë pritet të zbatohet edhe gjatë këtij viti për pesë banesa të tjera, prishja e të cilave do të mundësojë fillimin e gërmimit arkeologjik për hapjen e plotë të monumentit.

Në prill të vitit 1966, kur filloi ekspedita për zbulimin e monumentit më të madh antik të vendit tonë askush nuk e dinte saktësisht se çfarë rrënojash ndodheshin  nën themelet e 33 shtëpive që u rrafshuan, thuajse ngjitur me Xhaminë e madhe të qytetit të Durrësit. E vetmja e dhënë e shkruar vinte nga historiografi Marin Barleti, i cili në shek. 16-të shkruante se në Durrës: “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme…”. Arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe ekipi i Muzeut Arkeologjik që ai drejtonte, jo vetëm që besonin fort në mrekullinë që fshihej ngjitur me muret mesjetare të qytetit, por kishin grumbulluar të dhëna të mjaftueshme edhe nga banorët e lagjes së vjetër. 50 vjet më parë do të niste zbulimi i monumentit më të rëndësishëm të lashtësisë në vendin tonë, dhe që ka përmasa mesatare, mes 30 amfiteatrove të zbuluara nga Roma deri në Lion dhe Budapest.

Brenda katër vjetësh në qendër të qytetit antik u përvijuan shkallaret dhe galeritë nga ku nisnin shfaqjet 20 shekuj më parë. Bota shkencore i ktheu sytë nga Durrësi, duke konfirmuar shënimet e udhëtarëve, studiuesve, gjeografëve, historianëve dhe poetëve antikë. Ciceroni e quan Durrësin “qytet shumë të mirë për të jetuar”; Jul Çezari mbërrin në portat e qytetit, pa e pushtuar dot atë; Aristoteli shkruan për Durrësin një nga 158 Kushtetutat e formuluara gjatë jetës së tij. Në vitin 1973 shteti e shpalli amfiteatrin “Monument kulture”

Fahri Xharra, Gjakovë,06.10.21

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close