Angela Merkel pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin: Ka një përparim të vogël

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin që e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin mori pjesë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Merkel tha se bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se Procesi i Berlinit pati efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan, transmeton Gazeta Express.

“Është e vështirë, por ka një përparim të vogël”, u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane tregoi se pjesëmarrësit në samitin BE-Ballkani Perëndimor ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës, por ajo tha se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar këtyre për pranimin e tyre në BE.

“Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Merkel në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, raporton Reuters.

“Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit.

Ajo përmendi shembullin e Malit të Zi, i cili ka shumë kapituj të hapur, duke thënë se mund t’i mbyllë ato brenda pak vitesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi se me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe residentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq folën për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

Ndërkaq Vuçiq, pas takimit e theksoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do të jetë temë diskutimi në takimin e radhës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close