Reforma në Drejtësi, Shqipëria garanton mbështetje për Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja priti sot në Ministrinë e Drejtësisë, homologen e Kosovës Albulena Haxhiu.

Ai tha se Reforma në Drejtësi dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe në Kosovë ishin temat kryesore që diskutuan së bashku.

“Në këtë takim, theksova se Reforma në Drejtësi ka shkëputur ndikimin e politikës dhe të çdo aktori duke siguruar që gjykatësit dhe prokurorët si dhe institucionet e reja të punojnë në pavarësi dhe të jenë të mbrojtur nga ligji. Gjithashtu diskutuam për shkëmbimin e përvojës si dhe arritjet dhe sfidat, me të cilat përballen sistemet në të dy vendet kur Reforma në Drejtësi dhe vazhdimi i procesit të Vetingut mbeten përparësi”, tha ai.

Po ashtu, Manja e garantoi homologen për mbështetjen e plotë si dhe gatishmërinë për të ofruar kapacitetet dhe praktikat e Shqipërisë në reformën më të rëndësishme në vend, atë në Drejtësi, për peshën që zë drejtësia dhe kuadri tërësor ligjor për bashkëpunimin e ndërsjelltë, përfshi shkollimin e magjistratëve si pjesë e përpjekjeve për përafrimin e legjislacionit dhe eurointegrimin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close