​Kurti takon Borrell: Reciprociteti do të jetë parimi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas sesioneve plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Brdo të Sllovenisë, takoi shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Borrell deklaroi se mirëpret arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat e automjeteve. Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.

Kurti në anën tjetër u shpreh se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.

 

Ai e njoftoi sërish Borrell për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm transit nëpër territorin e Serbisë.

Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close