Spanja mposht Italinë dhe shkon në finale të Ligës së Kombeve

Spanja e ka mposhtur kampionin evropian, Italinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kësisoji spanjollët kanë shkuar në finale.

Rezultati i ndeshjes ka qenë 2-1 për iberikët. F. Torres në minutën e 17-të e ka kaluar në avantazh Spanjën. Epërsinë e ka thelluar i njëjti futbollist në minutat shtesë të pjesës së parë.

Italianët e kanë ngushtuar epërsinë në minutën e 83-të me golin e L. Pellegrini.

Nga minuta e 43-të Italia ka luajtur me një lojtar më pak pasi L. Bonucci ka marrë kartonin e dytë të verdhë.

Spanjën e pret në finale fituesi i takimit Francë – Belgjikë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close