Juventusi e dëshiron Igli Taren

Fillimisht, Interi më pas Milani, teksa së fundmi në ndjekje të Igli Tares është vënë Juventusi.

Sipas “Calciomercato.com” presidenti Anjeli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009.

Kontrata e shqiptarit me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023. Afeksioni për Taren mbetet i fortë.

Vlonjati ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lazion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.

Gjithsesi historia ka treguar se Lotito nuk para i lë të lirë kollaj, “xhevahirët” e tij.

Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Imobilen dhe Milinkoviq-Saviq, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close