Nehas SOPAJ:KA SHKRIMTARË QË S’DINË SE Ç’ËSHTË LETËRSIA

Unë e di se kritika letrare ka mision fisnik, shkruhet që ta ndihmojë letërsinë në drejtimin që t’i interpretojë veprat e mira letrare, të merret me ato, krijohet dhe përpiqet ta krijojë shijen e mirë të lexuesit përmes veprave të autorëve të mirë dhe jo të kundërtën, të ndihmojë të krijojë amulli në rrëmujën e akulturimit çfarë mjerisht po ndodh te ne sot, në sy të botës së qytetëruar.

Është për të ardhur keq se si po shtohet stogu i librave pa vlerë nëpër bibliotekat tona, diçka për të cilën M. Servantesi e shpiku Don Kishotin, kalorësin që qe çmendur së lexuari vepra pa etikë dhe pa vlerë. Ka krijues që e dinë shkrim-leximin, por që mjerisht s’dinë ç’është letërsia, cila është detyra parësore e shkrimtarit, ta fisnikërojnë gjuhën apo ta bastardojnë atë. Kritika e mirëfilltë letrare nuk merret me çoroditë shoqërore, nuk ka pse bashkërenditet me kakofoninë epokale që ndodh sot, thjesht e tund kokën para kolonave të tirazheve që po shumohen përditë, nuk merret me dukuri lukunish që do ta turpëronin çdo njeri normal. Po, s’ka kush merret me këtë dukuri të tmerrshme dhe të lig. Të shkretët “autorë” me ambiciet e sëmura! Dhe vetëm kaq. Ka perënduar koha kur kritika letrare merrej me “krijimin e njeriut të ri”, me çka në të kaluarën kritika e realizmit socialist, në vend që ta shëronte njeriun, në të vërtetë vetëm e sëmurte atë. Mjaft më. Jemi në kohë tjetër, detyrat e ministrive nuk janë të stimulojnë paçavure idioteske që neverisin me shije të keqe, prandaj nisni të bëni punë të mbara. Më keq se sa librat me toponominë e përdhunës që na bënte pushteti antishqiptar në kohë të komunizmit kur e gjuante gurin dhe e fshihte gurin, vallen e djallit ne ia bëjmë vetes, duke stimuluar shundin dhe kiçin. Kritika e mirëfilltë letrare nuk merret me këtë gjë, me këtë gjë duhet të merren partitë tona në pushtet. (Nga intervista për HEJZA-n)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close