Çmimet e energjisë, BE-ja e ndarë mes thirrjeve për reforma dhe politikës së pritjes

/ATSH-AFP/ – Liderët e Bashkimit Evropian shfaqën ndarjet e tyre në lidhje me përgjigjen ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, me Francën dhe Spanjën që bënë thirrje për reforma të thella, ndërsa të tjerët kërkuan durim.

Temë u diskutua në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në Slloveni, në një kohë që çmimi i gazit natyror arriti rekorde të reja historike në tregjet evropiane për shkak të kërkesës së madhe me afrimin e dimrit.

“Ne i kemi kërkuar Komisionit Evropian të jetë i guximshëm në përgjigjen e tij”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

“Po përballemi me një krizë të paparë, që kërkon masa të jashtëzakonshme, inovative dhe energjike”, këmbënguli ai.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që bën thirrje për një “qasje të përbashkët”, së bashku me Francën, Republikën Çeke, Greqinë dhe Rumaninë.

Parisi kërkon një rishikim të madh të tregut të energjisë elektrike, në veçanti fiksimin e çmimeve të konsideruara shumë të varura nga çmimet e lëndëve djegëse fosile, ndërsa Madridi propozon “blerje në grup” të gazit, në modelin e furnizimit evropian të vaksinave kundër virusit COVID-19.

Por vende të tjera, të tilla si Gjermania dhe Holanda, paralajmëruan për “masa ekstreme”, duke argumentuar se ishte një situatë e përkohshme e lidhur me kufijtë e furnizimit, një reagim ndaj krizës shëndetësore dhe në sfondin e rimëkëmbjes ekonomike.

Brukseli do të propozojë më 13 tetor një arsenal masash të përkohshme për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Subjekti, gjithashtu, do të diskutohet në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së më 21 dhe 22 tetor, ku mund të diskutohen përshtatjet afatgjata.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close