Çfarë nuk shkoi si duhet gjatë ditës së zgjedhjeve në Berlin?

A man casts his vote for Germany???s national parliament election at a polling station in Berlin, Germany, Sunday, Sept. 26, 2021. (AP Photo/Markus Schreiber)

ATSH-DPA/ – Rreth 4,5 për qind e vendvotimeve në kryeqytetin gjerman kishin probleme serioze me votat e humbura ose të pasakta në zgjedhjet e 26 shtatorit në vend, deklaruan funksionarët ndërsa përpiqeshin të vlerësonin shkallën e problemit.

Berlini organizoi dy zgjedhje të njëkohshme më 26 shtator, një për vendet në Bundestag dhe një për qeverinë e landit.

Por, dita e zgjedhjeve u shënua nga raportet e votuesve që prisnin me orë të tëra pasi disa qendra votimi hasën probleme të tilla si stafi i pamjaftueshëm, fletët e votimit të humbura dhe, në disa raste, fletët e votimit të dorëzuara në distriktin e gabuar.

Andreas Geisel, puna e të cilit është e ngjashme me atë të një ministri të Brendshëm, theksoi ”se problemet u hasën në rreth 100 nga 2 245 qëndra votimi”.

Zyrtarët e Berlinit janë duke punuar në një raport për të shpjeguar atë që ndodhi në ditën e zgjedhjeve.

Raporti pritet të dalë më 14 tetor.

Zyrtarët e qytetit nuk kanë përjashtuar marrjen e masave ligjore sapo informacioni bëhet i disponueshëm.

Geisel e bëri të qartë se ”shumë zyrtarë bënë çmos në ditën e zgjedhjeve për të ndihmuar votuesit dhe për të renditur votat në mënyrë korrekte. Por, dita u komplikua nga fakti se shumë vullnetarë nuk u paraqitën në ditën e zgjedhjeve”./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close