Adele rikthehet me një këngë të re

ATSH-DPA/ – Këngëtarja britanike, Adele, ka njoftuar se kënga e saj e rikthimit “Easy On Me” do të publikohet javën e ardhshme.

Ylli i muzikës pop ndau një video të shkurtër në Tëitter, me notat e para të pianos, duke konfirmuar se ajo do të mbërrinte më 15 tetor.

Në klipin bardhë e zi, 33-vjeçarja shihet duke futur një kasetë në një stereo makine dhe duke ecur nëpër rrugë, ndërsa copa letre fluturojnë nga dritaret e makinës së saj.

Fragmenti synon drejt një balade me piano të llojit emocional, për të cilën këngëtarja e Londrës jugore është më e njohur, por ndalet para se të dëgjohet ndonjë vokal.

Këngëtarja la të kuptohet se albumi i saj i katërt do të titullohej 30, në një postim të vitit 2019 në Instagram, duke u thënë me shaka fansave: “’30’ do të jetë një regjistrim daullesh dhe basi, për inatin e ju të gjithëve”.

Adele nuk ka nxjerrë një album që nga viti 2015, “25”, por ka konfirmuar se është duke punuar me një regjistrim të ri.

Të tre albumet e saj në studio, deri më tani, janë emëruar sipas moshës së saj përgjatë procesit krijues.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close