S’ka lehtësim të masave antiCOVID

Nuk ka masa të reja antiCOVID – kështu është marrë vendimi nga takimi virtual mes Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha me kryetarët e komunave.

Vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nisur shkolla dhe ka fushatë për zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Njoftimi i plotë:

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.

Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.

Ajo fillimisht falenderoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët Komunalë për Shëndetësi për aktivitetet dhe angazhimet e deritashme në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesitë e Institutit Komubëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.

Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.

Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.

Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.

Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.

Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Poashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdojë furnizimi i Komunave me barna esenciale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close