A e zbulojnë mediat shqipe gënjeshtrën?

Walter Lippmann, që në vitin 1920 tha: “Liria, qetësia, mirëqenja dhe siguria sociale nuk mund të egzistoj në një shoqëri, po që se aty nuk egzistojnë mekanizma apo mjete që do të zbulonin dhe dekonspironin gënjeshtrën”.
A e zbulojnë mediat shqipe gënjeshtrën?
Egzistojnë ca media në hapsirën shqiptare, që janë duke prodhuar radio e TV programe me përmbajtje edukative, historike, kulturore e hulumtuese. Por kjo nuk vlenë për shumicën e mediave tona. Pa nguritje mund të vijmë në përfundim se, shumë industri mediale i gjasojnë gazetave antishqiptare serbe të viteve të ’70,’80,’90-ta, si ”Politika” e Beogradit apo ”Pravda” dhe ”Izvestia” ruse.
Çfarë është karakteristikë e këtyre mediave?
Zakonisht ky grupim i madh medial prodhon lajme të pakontrolluara, të deformuara dhe shpesh të falsifikuara. Sidoqoftë, qëllimi i gënjeshtrave, të lansuara nga këto media, është që ta bëjë sa më atraktiv shpërnarjen e sajë, ta dezorientoj, dhe të instaloj pasiguri në rrethe të caktuara politike, ekonomike e kombëtare… Këto gënjeshtra, jo rrallë, fabrikohen e sofistikohen në zyra të specializuara, e që kanë për qëllim të arrijnë ndikim në opinionin politk apo kontrollë të lajmit publik: Shumë shkencëtarë shpërndarjen dhe ndikimin e gënjeshtrave e konsiderojnë si epidemi; Ato janë të errëta, të pashëndosha e dinake. Këto shpërndahen ngadalë por sigurtë. Gënjeshtrat mediale janë të “ngjyrosura” dhe mund të drejtojnë në tronditje të opinionit publik. Këto mundë të çojnë ne trazira me pasoja politike, ekonomike e sociale. Per shkak te gënjeshtrave dhe shpifjeve të prodhuara nga lapsi e mendja e “gazetarucëve tanë”, sot, me të drejtë, mund të themi se hapsira jonë publike është tejmase e politizuar dhe e rrezikuar.
Për fat të keq kjo formë e përmbajtje “informimi”, që po “gjallon” në shumë media shqiptare, dhe që po ushqehet nga shumë organizma ndërkombëtare, do të mund të definohej edhe si “treg i zi” e krejtësisht joetik i informatave. Shtrohet pyetja: a do të përjeton opinioni publik tiranas e ai prishtinas që gënjeshtra të mos i definohet (nga mediat) si e vërtetë, dhe e vërteta si gënjeshtër?
Izolimi
Shumica e njerëzve nuk pëlqejnë të jenë të vetmuar, të braktisur apo të konservuar për së gjalli vetëm e vetëm për shkak të pikëpamjeve, qëndrimeve dhe vlerësimeve të veta publike. Nga frika e izolimit intelektual e social këta ndrydhin dhe, nëse është nevoja, edhe tradhtojnë mendimet dhe qëndrimet e tyre politike, mendime të cilat do të ishin në kundërshtim me klimën mbizotëruese të opinionit publik.
Shumica e njerëzve dhe e “intelektualëve burracakë” i bashkëngjiten qëndrimit dhe mendimeve të grupimeve dominuese. Kjo ndodh edhe atëherë kur hapur e qartë shihet se ky vlerësim është i gabuar.
Për shembull, shqiptarëve të Kosovës, nga disa mediume të caktuara u imponohet përdorimi dhe futja e fjalëve ideologjike dhe copëtuese “histori kosovare”, “letërsi kosovare” etj., në vend të asaj “histori shqipe nga Kosova”, “letërsi shqipe nga Kosova”. Kjo politikë ka qëllim të vetin krijimin dhe formësimin e një identiteti dhe populli të paqenë, duke e shkëputur qëllimisht dhe artificialisht atë nga populli antik shqiptar. Pakkush ngrihet ta kundërshtojë me këmbëngulje këtë sajesë.
Edhe një shembull shkollor nga historia moderne e tregon më së miri se ku të çon heshtja dhe pajtimi i detyruar me mendimin e shumicës. Është fjala për ”Rajhun e Tretë”. Shumë intelektualë, akademikë dhe punonjës të kulturës heshtën, ndihmuan dhe madje iu bashkëngjitën klimës dominuese politike gjatë sundimit të NSPD-së hitleriane të vitit 1939. Edhe pse botërisht flitej e dihej se ky orientim politik ishte i gabuar politikisht dhe i varrosur historikisht.
Fituesit dhe humbësit
Në këtë etapë, nga mediat tona, është duke u aktivizuar frika nga izolimi dhe kjo krijon qëndrime të ndryshme kundrejt ndodhive në rrafshin politik dhe shoqëror. Ata të cilët po gjejnë përkrahje për mendimet dhe qëndrimet e tyre, po fitojnë vetëbesim të fuqishëm, po bëhen më aktivë dhe po marrin pjesë në debatet që zhvillohen çdo ditë. Ata të cilët po “e kuptojnë” se i përkasin klimës “së opinionit pakicë”, vetëtërhiqen, bëhen pasivë dhe ndjejnë se është vështirë të mbrohen dhe të thuhen pikëpamjet dhe mendimet e tyre në media edhe kur janë të sigurt se kanë të drejtë.
Mund të thuhet se debati i shoqërisë shqiptare në hapsirën ballkanike, debat i lindur dhe i brumosur nga rrethanat shoqërore, ekonomike e politike të kohës dhe i nxitur nga mediat, ndahet në dy drejtime krejt të kundërta. Nga njëra anë ndodhet shumica që është në sulm dhe nga ana tjetër është pakica, e detyruar që të mbrohet. Se sa do të mbijetojë kjo “klimë gladiatorësh” në hapësirën shqiptare, i mbetet kohës ta gjykojë.
Por, prodhimi gazetaresk nuk do të duhej të ishte “religjion i ri” i shtetit apo politikës, i cili po udhëhiqet nga personat “e pavarur” e “të paangazhuar” në politikë.
Shteti apo politika ditore nuk do të duhej të bënte gabimin e madh, që përmes radiotelevizioneve publike, (RTK e TVSH) andej e këtej kufirit, të tentoj të udhëheq dhe të kontrolloj rrymat, temat dhe agjendat e të gjithave diskutimeve publike në Shqipëri e Kosovë. Sepse kjo “i detyron” gazetarët të gënjejnë.
E pra, gazetarit dhe gazetares që gënjen e izolon s’i beson askush… apo jo?
/Botuar në vitin 2004

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close