Arbanasi,vendbanimi që tregon praninë e hershme të shqiptarëve në Bullgari

Shkruar nga Xhelil Arifi

Arbën,Arvanit,Arbanas,Arnaut..i njejti popull që vedit ti thotë ;shqiptar,e një botë tjetër i njeh si Alban.Të gjitha toponimitë,ose cilësime të tjera që mund të hasen gjithandej edhe sot nëpër territorin e Yllirikut-Ballkanit,por edhe më gjerë tregojnë në të shumtën vetëm një gjë;se aty ka jetuar ose jeton ende njeriu pasardhës i ilirëve ,arbnori shqiptar!

Emrin Arbanas si emër vendbanimi e hasim në vende të ndryshme të Ballkanit të sotëm.Që nga Kroacia/Arbanasi Arbneshi) i Zarës e deri në Bullgarinë e sotme.

Në Bullgarinë veriore në komunën e Veliko Ternovo-s ka një katund që thirret Arbanasi.Është vendbanim shumë i vjetër që edhe e mrin e ka të tillë.Ky vendbanim është i njohur për monumente historike që datojnë nga shekuj të më të vjetër.
Dhe nuk është se rastësisht mban këtë emër.Aty vërtet kanë jetuar shqiptarët,arbanasit e vjetër.

Ja çfarë na thotë Wiki:

-Arbanasi (bullgarisht: Арбанаси [arbɐˈnasi]) është një fshat në Komunën Veliko Tarnovo, Provinca Veliko Tarnovo të Bullgarisë qendrore veriore, i vendosur në një pllajë të lartë midis qyteteve më të mëdha të Veliko Tarnovo (katër kilometra larg) dhe Gorna Oryahovitsa.

Ndërsa sa i përket historisë ka mendime të ndryshme për prejardhjen e vendasve të kësaj ane,të cilat jo domosdo tregojnë të vërtetën e banorëve të këtyre vendbanimeve ,që ne mendojmë se jo domosdo e tregon të vërtetën.E vërteta është se Bullgaria/Thrakia ka qenë historikisht e banuar nga popullatë e ngjashme me shqiptarët e që ishte e të njëjtes prejardhje Thrako-Ilire.

Të shohim më tutje çfarë thotë wiki:

-Mungesa e materialit tjetër dokumentar lë opinione dhe spekulime të ndryshme në lidhje me origjinën, emrin dhe popullsinë e vendbanimit. Shkolarët kanë pranuar nga disa studiues se fshati ishte i populluar nga djem bullgarë të ardhur nga pjesët më perëndimore të Perandorisë së Dytë Bullgare pas fitores së rëndësishme të Ivan Asen II të Bullgarisë mbi Bizantinët pranë Klokotnitsa më 9 mars 1230, kur cari pushtoi “tokën” e shqiptarëve “(зємѧ арбанаскѫѫ). Ky supozim mbështetet nga shënimet e shekullit XIX nga Georgi Rakovski dhe studiues të tjerë, por pa asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë ose burim bashkëkohor.

Përderisa mendimi tjetër po aty thotë:
Dokumenti më i hershëm i shkruar që shënon fillimin e historisë së Arbanasit është një dekret mbretëror nga sulltani osman Sulejmani i Madhërishëm nga 1538, sipas të cilit sulltani i ofroi tokat e lokaliteteve moderne Arbanasi, Lyaskovets, Gorna Oryahovitsa dhe Dolna Oryahovitsa të birit -veziri i madh i kunatit Rustem Pasha si dhuratë. Katër fshatrat janë bashkuar nën emrin Arnaud Kariyeleri (“fshatrat shqiptare”) në dokument, dhe kolonët e parë mund të kenë qenë shqiptarë dhe “grekë” (edhe këta shqiptar ver. jonë) nga Epiri; megjithëse emrat me tingull shqip mund të gjendeshin në regjistrat e taksave osmane, tashmë mbizotëronin emrat ortodoksë dhe sllavë.

Regjistrat e taksave të viteve 1541-1544 e përshkruajnë Arnavud köy (gjithashtu Dari ova) si një fshat me 63 familje dhe 72 burra të pamartuar. Në 1579-1580, ajo numëronte tashmë 271 familje dhe 277 burra të pamartuar, ose një rritje katërfish për dyzet vjet, duke treguar një dyndje kolonësh. Fshati ruajti karakterin e tij thjesht të krishterë dhe përparoi në shekullin e 17 -të.

Burime të tjera që përmendin Arbanasin janë shënimet e Pavel Gjorgiçit nga 10 janari 1595 drejtuar Princit Transilvanian Sigismund Báthory. Fshati përmendet gjithashtu nga peshkopi katolik romak i Sofjes Petar Bogdan Bakshev, i cili vizitoi Tarnovën në 1640. Ai tha se kishte një fshat lart në male, nga ku shihej i gjithë Tarnovo, që kishte rreth 1.000 shtëpi. Një peshkop tjetër katolik romak, Anton Stefanov, i referohet Arbanasit në 1685. Sipas tregimit të tij, kishte tregtarë arbanasi që tregtonin në Itali, Hungari, Poloni dhe veçanërisht në Moskë.

Sido që të jetë,pranohet e vërteta se ata banorë atje jetonin dhe flisnin shqip/arbanisht,dhe niheshin e njihen si të tillë.

Dhe për tu përmendur ,sikur në shumë shembuj të historisë ku shqiptarët morën pjesë aktive në çlirimin dhe ndërtimin e shteteve përreth vet Shqipërisë edhe Banorët e Arbanasit morën pjesë në luftën e organizuar të armatosur të bullgarëve që përfundimisht çuan në Çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman si pasojë e Luftës Ruso-Turke të 1877-78.

Në Veliko Tarnovo ka edhe një objekt bujtinë që quhet Villa Arbanashki Han.Sa ka ende banorë aty që dinë ose ndjejnë shqiptarinë mbetet të shihet nga mundësia që jep koha për ta studiuar atë vendbanim nga ndonjë i interesuar.Ky shkri ka patusr qëllimin e senzibilizimit për të treguar të vërtetën e fshehur shqiptare të shpërndarë gjithandej Ballkanit e më gjerë./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close