Kërkohet nga MASHTI që të dezinfektojë shkollat

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.

Në këtë kërkesë thuhet:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj .Vjosa Osmani, në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në këtë rast shkollat nëpër komunat e Kosovës janë lokacionet në të cilat do të zhvillohet i tërë procesi zgjedhor sipas kërkesave të parapara nga KQZ.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 17 tetor 2021 nënkupton që shkollat në të gjitha komunat do të jenë në dispozicion të KQZ së paku deri ora 19:00, në kohën e paraparë të mbylljes së procesit zgjedhor.

E gjithë kjo do të reflektojë në punën personelit shkollor që të përgatiten për mbarëvajtjen e procesit mësimor të rregullt të hënën me 18 tetor 2021.

Duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë Covid 19 si dhe me udhëzimet e IKSHP-së për masat dhe rregullat e procesit mësimor, do të jetë e pa mundur për shkollat që të jenë të gatshme për procesin mësimor ditën në vijim pas zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Drejtorët Komunal të Arsimit të organizuar në kuadër të AKK-së kërkojnë nga MASHTI që me 18 tetor 2021 të mos mbahet procesi mësimor për nxënës në ato shkolla të cilat janë shfytëzuar si qendra të votimit.

Dita e hënë, 18 tetor 2021 të jetë ditë e lirë në mënyrë që MASHTI në koordinim me KQZ të merrë përgjegjësinë për dezinfektimin e ndërtesave shkollore në mënyrë që të jenë të gatshme dhe të sigurta për nxënësit për të vijuar mësimin” – thuhet në kërkesën e AKK-së nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close