9 Tetor 1967 dita kur ekzekutohet Ernesto “Che” Guevara

9 Tetor 1967 – Një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto “Che” Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur një revolucion në Bolivi. Zakonisht i njohur si el Che apo thjesht Che, lindur më 14 qershor 1928, Guevara ishte një argjentinas revolucionar marksist, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat dhe teoricien ushtarak. Figurë e madhe e revolucionit Kuban, pamja e tij e stilizuar është një simbol i kudogjendur i rebelimit. Pas revolucionit Kuban, Guevara luajti një numër rolesh kyçe në qeverinë e Fidel Kastros; përfshi drejtimin e gjyqeve kundër armiqëve të revolucionit dhe nxjerrjen e tyre para skuadrave të pushkatimit. Ai hartoi planet për reformën agrare dhe shtetëzim e industrive.
Si diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961; ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri. Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të; ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë. Guevara ka frymëzuar shumë njerëz të shtypur, pavarësisht ideologjisë, siç shprehin këto vargje;
“Njeri më shumë se kujtesë
kujtesa më shumë se njeriu.
Me duar të palidhur
me sytë të hapur vdiq,
pak më fatlum se Lorka.”

 

Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close