“Tirana-Gate 2021”, pikëtakimi i lexuesve me autorë e përkthyes vendas e ndërkombëtarë

ATSH/ Autorë të rinj, autorë me përvojë dhe panelistë në zë janë pjesë e e Festivalit Ndërkombëtar Letrar të të Rinjve “Tirana-Gate 2021” që nisi dje dhe vijon deri të dielën në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Festivali e vendos Tiranën në qendër të një ngjarjeje të rëndësishme të librit europian, pikëtakimi me lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë.

Ky festival është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të një projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Në ceremoninë e hapjes, drejtoresha e Festivalit “Tirana- Gate 2021”, Irena Toçi u shpreh se ky festival është një ngjarje e rëndësishme e librit europian që organizohet në Tiranë, si pikëtakim me lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani e vlerësoi Festivalin si një aktivitet gjithëpërfshirës dhe të veçantë.
Ditën e parë aktiviteti u nda në disa panele në të cilat u fol për temat: Zbulimi i zërit-Identiteti dhe përkatësia, Unë linda në…. Në një pauzë mes Atëherë,Tani dhe Pastaj, Kush është Shtëpia? Shtëpia mbron ëndërrimtarin dhe Europa dhe Islami -Mbi përvojat dhe Ngjashmëritë.
Në kuaďër të temës së diskutimit Europa dhe Islami, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z. Dorian Koçi përshëndeti aktivitetin. “Ajo çka Ballkani Perëndimor ka krijuar përsa i përket bashkëjetesës në të gjitha shtresat e shoqërisë përsa i përket harmonisë fetare është pasqyra më e mirë e asaj që mund të prezantohet në Europë edhe në Bruksel. Bashkëjetesa dhe toleranca etnike dhe fetare është ajo që duhet të na karakterizojë për të na çuar në progres dhe civilizim” përfundoi Koçi.

 

Në Festival, marrin pjesë autorë nga vendet ballkanike. Gjithashtu pjesë e festivalit janë edhe autorë nga Europa, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar European Union Prize in Literature, ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj.

Ky festival trazon për mirë jetën e kryeqytetit me temën “Kufijtë, shtëpia, identiteti, qendra dhe periferia” , me panelet e diskutimit mes shkrimtarëve të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Në tridhjetë vite ky rajon po përballet me histori të ngjashme, shkëputjen nga regjimet totalitare dhe histori arratie e dëbimi.

Festivali organizohet në disa panele, ku temat e diskutimit janë të larmishme. Libri si pasaporta jonë europiane, por edhe tema për fqinjësinë, për Tjetrin, të ndryshëm, por dhe të ngjashëm përmes autorëve dhe fjalës së shkruar dhe të përkthyer bukur.

Festivali e kthen Tiranën në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni, jo vetëm për autorët, por edhe për të gjithë pasionantët e rinj, sepse ka meritën, jo thjesht të një festivali, por të një atmosfere artistike me të gjitha moshat.

Autorët pjesëmarrës, fitues të EUPL: Laura Freudenthaler, Tom Kuka, Jan Carson, Nikos Chrysos, Lidija Dimkovska, Ben Blushi si dhe autorët e përvojës dhe çmimeve ndërkombëtare : Besnik Mustafaj, Rita Petro, Bashkim Shehu, Diana Çuli, Zija Çela, Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Robert Wilton, Virgjil Muçi, Manjola Nasi, Ndriçim Ademaj, Mehmet Berk Yaltik, AlbanTufa, Renis Hyka.

Përkthyesit pjesëmarrës: Ben Andoni, Milena Selimi, Maniela Sota, Maklena Nika, Irena Nasi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close