100 fotografi “zbulojnë” Shqipërinë

ATSH/ 100 fotografi që zbulojnë Shqipërinë janë paraqitur dje në edicionin e katërt të “Tirana Photo Festival”, hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës me dëshirën për të mbështetur aktivitete që promovojnë vendin tonë.

Dje pasdite u shpallën edhe fituesit e “Tirana Photo Festival” ndërsa ekspozita e titulluar “Vendi im” do të qëndrojë e hapur deri në 15 tetor.
Kështu, vendin e parë e zuri Gerti Kadillari, të dytin Najada Dafa dhe të tretin Fatjon Sinani.
Fotoja me mesazhin më të mirë sensibilizues u shpall ajo e Saimir Kalbajt, projekti më i mirë për Fabiola Muhollarin.
Fotoja fituese e konkurseve sezonale të Tiranës ishte e Luljeta Mustafajt. Dy fituesit për videot ishin Brian Hoxha dhe Ledio Hysi dhe Duli Kasmi.

 

“Tirana Photo Festival” është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë me qëllimin për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close