Kalaja e rilindur e Tepelenës

ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kalaja e rilindur e Tepelenës dhe rrethinave.
“Mirëmëngjes dhe dhe me kalanë e rilindur të Tepelenës dhe hapësirave përreth saj, ju uroj një fundjavë të mbarë”, u shpreh Rama.
 
Kalaja e Tepelenës doli nga rrethimi absurd i ngrehinave pa leje, ferrave e plehrave përreth murit, si edhe u çlirua nga brenda prej gardheve e mureve, sustave për t’u kthyer në një destinacion turistik, ku godinat që nuk u prishën do të integrohen në një projekt banesash karakteristike, të cilat do t’u sjellin banorëve të kalasë të ardhura, si bujtina apo dyqane të vogla artizanati e produktesh të zonës.

Kalaja ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte në mbrojtjen e kalasë. Kalaja aktuale u rindërtua më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close