Pse nuk do duhej të paraqitej kriza energjetike as një herë në trevat shqiptare !

Sipas statistikave të enteve evropiane mbi lëndet e para energjetike dhe minerare, trevat shqiptare shteti amë Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të pasura në Evropë për kokë banori me këto burime.
Vetem Shqiperia posedon 2,987 miliard barrel naft ( 1 Barrel = 159 liter) dhe 3,019 m³ miliard gaz natyror, pa llogaritur burimet që janë ende në hulumtime të reja. Përpos këtyre burimeve konvencionale vendi posedon rrezatim shumë të lart të diellit, zona me erë të fuqishme dhe shumë pasuri të ujrave, për zhvillimin e energjisë regjeneruese.
Përpos burimeve primare energjetike vendi është shumë i pasur dhe i njohur edhe me minerare kromi, bakri, gipsi, qymyri, nikli, torfi, magneziumi, etj.
Po zbërthejm vetem një pasqyrë të thjesht matematikore vetem për naftën e Shqiperisë duke i përjashtuar burimet tjera për një herë tjetër:
2,987 miliard barrel naft ( 1 Barrel = 159 liter) x 159 litra = 474 Miliard litra
Po të rafinohej kjo naftë dhe po të shitej e rafinuar vetem një Dollar për liter, vlera e kesaj nafte do sillej:
474 Miliard litra x 1dollar / liter = 474 miliard Dollar
Po treva shqiptare të Kosovës:
Kosova njihet si kampion i pasuris së Evropës me qymyr.
Pasurit e saj me qymyr sillen rreth 14 miliard ton. Pos keti burimi primar energjetik, posedon rrezatim të lart për energji diellore, dhe zona të pasura me erë.
Përpos ketyre burimeve energjetike, Kosova është shumë e njohur dhe e pasur me minerare plumbi, zinku, argjendi, ari, nikli, boksiti, kobalti, hekuri, kadmiumi, magneziti, etj
Po zbërthejm vetem një pasqyrë të thjesht matematikore vetem për qymyrin e Kosovës, duke i përjashtuar burimet tjera për një herë tjetër.
Derisa në vitin e kaluar me datën 06.11.2020 në bursën botërore vlera e një toni qymyr sillej 52 dollar për një tonë, dje me datën 08.10.2021 vlera e një toni thengjill në bursën botërore ishte 230 dollar për një ton.
Meqe përmbajtja e energjisë kimike të lignitet është diku rreth dy herë më e vogel se te qymyrgurit, po sypozojm se ne do e shiteshim qymyrin si land e parë 100 dollar për një tonë.
14 miliard ton qymyr x 100 dollar / ton = 1400 Miliard Dollar
Po të frytëzohej qymyri për prodhimin e energjisë, dhe po të shitej një KWh për vetëm 0,1 Dollar për KWh në tregun e bërzës së energjisë, vlera e qymyrit të Kosovës do sillej diku rreth 4200 Miliard Dollar.
P.S.:
Nga kjo pasqyrë e shkurtër mbi burimet tona energjetike që posedojn trevat shqiptare, parashtrohet pyetja:
A do u vjen shqiptarve kriza energjetike për shkak të mungesës se burimeve energjetike në trevat tona, apo kriza e shqiptarve janë politikanët kukulla të bandave të huaja dhe bandave vendase të demokracisë që ju dhuruan ketyre bandave pasurit multimiliardëshe te popullit tonë.

Populli shqiptar duhet të vetëdijësohet dhe mos ti lejoj tash e tutje bandat e politikës të shkatrrojn pasurit e tyre, ose duhet të pres mos po ngopën të pangopurit vet nga plaqkitja, e kjo i bije siq thot populli “prit gomar deri sa të del bar”.

/Xhafer Murseli

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close