Kosova mposhtet nga Suedia

Suedia është treguar skuadër e fortë në përballje me Kosovën, duke fituar me rezultat bindës prej 3-0, në sfidën e zhvilluar në Stokholm, raporton RTKLive.com.

Suedia dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ekipi suedez ishte ekip dominues në terren, duke e kontrolluar lojën më mirë në terrën dhe duke e çuar tri herë topin në rrjetë.

Suedezët përmes  Forsberg (29’), kaluan në avantazh nga penalltia pas videoasistimit nga VAR pasi që Hadergjonaj luajti më dorë.

‘Dardanët’ në pjesën e parë rrezikuan portën suedeze përmes Elbasan Rashanit, por goditja e tij për pak kaloj pran portës nikoqire. Ndërkohë, Suedia ka mundur të shënojë edhe golin e dytë, por ishte shtylla që shpëtoi portën e ‘gardianit’ kosovar.

Kombëtarja jonë fraksionin e dytë e nisi mjaftë mirë, duke u hedhur në sulm për të gjetur rrugën e golit, megjithatë, ishin suedezët që përmes Isak (62’) dyfishuan avantazhin në 2-0.

Skuadra nikoqire në finish të lojës, gjeti edhe golin e tretë më ane të Quaison (80’), derisa ‘Dardanët’ megjithë angazhimin e tyre, assesi nuk ia dolën që të paktën një herë ta prekin rrjetën kundërshtare.

Pas kësaj disfate, Kosova mbetet në vendin e katërt me katër pikë në Grupin B, kurse, Suedia ‘blindon’ pozitën e dytë me 12 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Spanja. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close