Renditja e të gjitha kohëve, Berisha kalon Taren, niset drejt Lilës

Ndeshja e sotme ka qenë e veçantë për Etrit Berishën. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një emër të madh të historisë kuqezi.

Në sfidën ndaj Hungarisë, ai regjistroi praninë numër 69 me fanellën kuqezi, duke lënë tashmë pas një emër të madh si Igli Tare.

Ky i fundi ndante me Berishën vendin e 9 në renditjen e të gjitha kohëve sa u përket ndeshjeve të përfaqësueses, por tashmë renditet pas portierit.

Për gardianin kuqezi, tani objektivi i radhës është Andi Lila. Ky i fundit është ndalur në 70 ndeshje me fanellën kuqezi dhe Berisha mund ta barazojë në vendin e 8 mbrojtësin përkrah të cilit shkroi historinë në Euro 2016.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close