Ëmbëslira delikate,Tretelina

Shumë receta të ndryshme sa tradicionale po aq edhe modern e të kuzhinës së re.

Kjo që sjellim për ju sot është një ëmbëlsirë e cila i ngjason kekut por shija është më e pasur.

Ndiqni hapat e përgatitjes dhe shijojeni që sot tretelinëv e butë dhe delikate.

Përbërsit

4 vezë

1 filxhan vaj

4 filxhanë sheqer

7 filxhanë miell

3 filxhanë kos

1 pako pluhur për pjekurina

16g vanilje

16 kokrra qershi reçel

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të thyeni vezët në një tas dhe t’i rrihni me sheqerin.

Masa që do të formohet duhet të jetë kremoze, pak e ngjitshme dhe me ngjyrë të verdhë të lehtë.

Kur të siguroheni që sheqeri të jetë tretur plotësisht, shtoni kosin, vaniljen dhe pluhurin për pjekje.

Në fund e ka radhën mielli sitni para se ta bashkoni me përbërësit e tjerë.

Duke e situr miellin ju bëni të mundur që buka e ëmbëlsirës të jetë poroze dhe e butë.

Shtojeni miellin duke e ndarë në 2-3 pjesë, kështu siguroheni që nuk mbeten pjesë të patretura të tij.

Kalojeni më pas brumin e kekut në tavën e shtruar me letër pjekjeje dhe përhapeni mirë.

Ky hap nuk duhet të anashkalohet pasi mundëson pjekjen e duhur të ëmbëlsirës.

Nëse brumi në një anë është i trashë dhe në pjesën tjetër të tavës është i hollë, pjekja nuk do të jetë neutrale.

Pasi të keni mbaruar me përhapjen e brumit, zhysni brenda tij kokrrat e qershive reçel për t’i dhënë edhe shijen unike tretelinës së ëmbël.

Piqeni ëmbëlsirën në furrë të ngrohur me 180 gradë duke e lënë për 30-40 minuta.

Sapo sipërfaqja e tij të ketë marrë një ngjyrë të artë, bëni provën me thikë për të parë nëse edhe brenda pjekja është mirë.

Më pas mjafton që ta lini të fothet pak dhe ta shijoni me familjarët tuaj./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close