Kush po provon të shes zallë në Saharë

Nga Gëzim Mekuli

Mbetjet jugosllave, pra ideologjia sllave, nuk bëjnë ndonjë përshrkim të realitetit mbi kombin, por më tepër sajojnë vetëm një mit politik. Ketë mit politik, të quajtur, «kosovarizëm e kosovarë» po na e spjegojnë keq dhe janë ngatërruese në përshkrimet e tyre të shumëvonshme të realitetit. Kjo mënyrë e ndërtimit të një kombi fantazmë (« kombi kosovar») kinse me identitet te ri, të sajuar nga historianët dhe publicistët e viteve të vonshme, nuk sjell asgjë tjetër, e që për mua rezultati është vetëm argëtimi, profiti në para, «statusi» para ambasadave, dhe polemika e pakuptimt e qesharake e tyre.
Kombi i Nexhmedint & Co, komb si një fantazmë politike dhe si një mit politik, pra “popull me identitet të ri”, do të ekziston aq gjatë sa do të egziston edhe ideologjia dhe retorika e tyre; retorika dhe ideologjia e cila edhe e ka “sajuar” këtë identitet të ri me mbetje gjeopolitike sllave. Por, nesër kur kjo retorikë/ideologji me interese gjeopolitike sllave, mbi këtë “popull të ri kosovar” do të zbehet dhe do të zhduket, këta nuk do të jenë asgjë tjetër përpos një grumbull individesh të zbrazët, dështak në profesion, e gjithsesi edhe depresiv.
Këto mbetje të pushtuesve, përmes retorikës ndërtuese, po tentojnë të pjellin një lloj subjekti ideologjik dhe një identitet nacional për një subjekt të ri politik. Pra një subjekt ideologjik dhe një «identitet me baza ekzistuese tërsisht retorike e aspak shkencore. Kjo në shkencat e medias dhe të retorikës është e njohur. Kështu u krijua identiteti «kubekas» në Kanada, të nderuar lexues.
Kjo do te thotë se retorika ndërtuese, përmes diskurseve dhe mendimeve të mirëformuluara e të mirëllogaritura, tenton të bindë, të konvertoj, të fitoj dhe të sajoj grupime politike, sociale dhe ideologjike të reja, të paqena; FANTAZMA IDEOLOGJIKE.
Shtrohet pyetja: persë të ndërtohet një identet fantazmë për shqiptarët? Për hatët të 5 % serbëve që jetojnë në Kosovë? Për hatër të Serbisë ?
Por, të dashur lexues shqiptarë, identiteti nuk është vetëm prodhim retorik dhe retorika nuk është vetëm ajo që e ndërton subjektin politik, është historia, është gjuha, janë simbolet dhe flamuri kombëtar. Përse po na shet zallë na Saharë, Nexhemdin?
Në këtë kontekst mund të thuhet se retorika jote është një element për të manipuluar dhe për të mashtruar.
Ti mendon se duke sajuar nje popull të ri “kosovar”, mundesh, njëkohësisht, të legjitimizosh dhe të legalizosh Kosovësn si nje shtet te pavarur. Por Kosova nuk është Kubek në Kanada. Shqiptarët janë komb autokton: me gjuhë, kulturë, traditë dhe me një vazhdimësi histori të pashkëputur.
Ti tenton, përsëri, të sajosh dhe legjetimizosh një identitet të ri dhe, më e rrezikshmja ti tenton të sajosh një nacionalizem politik brenda kombit shqiptar. Sigurisht se në ndërtimin e publikut tënd të shkretë e të paklexueshëm, në ndihmë të hynë edhe fotografitë, figurat, mu sikurse dhe retorika e jote antihistorike.
Ti përdorë djallëzisht, e në mënyrën më manipulative, tekstet dhe fotografitë, sepse këto janë ndihma të rëndësishme për manipulime e shtrëmbërime të fakteve historike, antropologjike, politike e sociale.
This is mission impossible, z. Nexhemdin!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close