Italia vendos administrimin e dozës së tretë për mbi 60-vjeçarët

ATSH-ANSA/ – Ministria italiane e Shëndetësisë ka përcaktuar në një qarkore administrimin e dozës përforcuese të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

“Në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s, është miratuar administrimi i dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19 për personat me imunitet të dobësuar të të gjitha moshave dhe për të gjithë ata mbi 60 vjeç, gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor”, shpjegoi ministria.

Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close