Zbulohen qarqet e trurit që kontrollojnë frikën

ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët kanë zbuluar qarqet e trurit që kontrollojnë përgjigjen ndaj frikës, domethënë rrjetin e neuroneve që rregullojnë përgjigjet ndaj situatave kërcënuese.

Zbulimi, nga Qendra Sainsbury Wellcome në Britaninë e Madhe, është botuar në revistën Neuron dhe mund të ndihmojë në luftimin e fobive të rënda dhe PTSD-së.

Hulumtimi bëri të mundur identifikimin e një qarku të ri nervor brenda të ashtuquajturës bërthamë gjenikulare anësore ventrale (vLGN), një rrjet përgjegjës për përpunimin e informacionit pamor, që vjen drejtpërdrejt nga retina dhe që dërgon informacion nga syri në korteksin parësor pamor.

Sipas studiuesve, të cilët e zbuluan, ky qark i ri ka një funksion frenues, domethënë është në gjendje të modulojë përgjigjet ndaj situatave të perceptuara kërcënuese.

Testet mbi brejtësit, në fakt, kanë vërtetuar se aktivizimi i këtij rajoni është në gjendje të shfuqizojë përgjigjen e arratisë ndaj kërcënimeve të afërta, që nuk ndodhin kur qarku është i shtypur.

Ndërsa është normale të ndiejmë frikë ose ankth në situata të caktuara, ne mund t’i përshtatim përgjigjet tona të frikës sipas njohurive ose rrethanave tona.

Për shembull, të zgjoheni nga një zhurmë e madhe mund të mos ngjallë frikë, nëse e dimë, për shembull, se jemi në periudhën e Vitit të Ri, por, nëse jemi në një zonë lufte, reagimi padyshim që do të jetë i ndryshëm.

Mekanizmat që mbajnë nën kontroll reagimet tona janë ende të paqarta dhe kuptimi më i mirë i dinamikës së tyre sigurisht që do të ndihmojë për të kuptuar se si të trajtohen ata që kanë këto sisteme të komprometuara të “vetëkontrollit”, për shembull për ankthin, fobitë ose çrregullimet e stresit post-traumatik./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close