Bashkimi Europian miraton ndalimin e E171

ATSH-AFP/ – Shtetet e BE-së dhanë sot dritën jeshile për ndalimin e ngjyrosësit ushqimor E171 (dyoksidi i titanit) si një shtesë ushqimore, nga viti 2022, për shkak të vënies në dyshim të sigurisë së tij nga rregullatori evropian.

E171, i përbërë nga grimca të dyoksidit të titanit në formë pluhuri, përdoret në shumë produkte ushqimore, ëmbëlsira, çamçakëz, prodhime brumi, supëra ose ushqime të gatshme, për vetitë e tij ngjyrosëse (pigment i bardhë) dhe errësuese.

Autoriteti Evropian i Sigurisë së Ushqimit (EFSA) vlerësoi në fillim të majit se E171 nuk mund të konsiderohej më “i sigurt” si një shtesë ushqimore, sepse, nëse përthithja e grimcave të dyoksidit të titanit është e ulët, “ato mund të grumbullohen në trup”.

Rregullatori, që kreu një studim me kërkesë të Brukselit, gjykoi se nuk ishte në gjendje të përjashtonte “gjenotoksicitetin” e përbërësit, domethënë aftësinë e tij për të dëmtuar ADN-në, materialin gjenetik të qelizave.

Në këtë proces, Komisioni Evropian propozoi ndalimin e E171 në të gjithë Bashkimin, një projekt i miratuar sot nga përfaqësuesit e të 27-ve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close