10 Tetor 1970 – Në Kanada rrëmbehet dhe vritet ministri i Punës dhe Emigracionit

Ministri i Punës dhe Emigracionit në rajonin autonom të Kebekut në Kanada, Pierre Laporte, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Montreal nga dy burra të armatosur. Rrëmbyesit ishin anëtarë të Frontit për Çlirimin e Kebekut (FLQ), qëllimi i të cilit qe pavarësia e ish-kolonisë franceze nga Kanadaja.
Në të njëjtën kohë, militantët separatistë po mbanin peng diplomatin britanik James Cross, të rrëmbyer një javë më herët. Ky akt u ndërmorr pasi qeveria e Kebekut, kundërshtoi kërkesat e separatistëve për lirimin e 23 të dënuarve politikë, dhe pagesën e një shpërblese prej 208.000 paundësh.
Duke besuar se situata do të dilte jashtë kontrollit, qeveria e Kebekut i kërkoi qeverisë federale dërgimin e trupave në provincën franko-kanadeze, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Kryeministri Pierre Trudeau, u përgjigj duke shpallur Aktin e Fuqisë së Luftës, sipas të cilit FLQ dilte jashtë ligjit, disa liri civile u pezulluan dhe mijëra trupa u dërguan në Montreal.
Në një seri sulmesh policore, më shumë se 400 separatistë të Kebekut u arrestuan dhe mbyllën në paraburgim, duke u mbajtur pa ndonjë akuzë konkrete. Më 18 tetor, trupi i pajetë i Pierre Laporte u gjet në bagazhin e një makine pranë aeroportit Saint-Hubert.
Banesa ku mbahej peng Cross u zbulua në fundin e nëntorit. Pas një rrethimi të tensionuar, rrëmbyesit ranë dakord të lironin diplomatin britanik, në këmbim të largimit të sigurtë drejt Kubës për veten dhe familjet e tyre. Cross u lirua më 4 dhjetor, pasi grupi separatist mbërriti në Kubë. Rrëmbyesit e Laporte u arrestuan më pas, dhe u dënuan për rrëmbim dhe vrasje.+Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close