Tradita e armëpunimit në Mirditë

Tradita e armëpunimit në Mirditë, sipas një studimi të dom Prend Sulit, botuar në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1937 (marrë me shkurtime).
“Vezme, kotelle, vojanica për lyesa pushkësh, veshë topagjash t’ teneita, pulla pushkësh, s’parit nreçen Përtena i Rrëshenit, Nikoll Përmarku e Gjin Ndue Llesh Ndreca n’Rrehna (Orosh), e pushkët, Skana i Oroshit. Shpata e shpadza vekesh e brezash lyp n’Rras ke Marka Ndrec Kola e n’Lgji ke Keç Bib Çoku. Plumbat per pushkët i nriçshin t’Llesh Gjokës afër Kimzës. Bomba me barut nriçte Cara e Suli në Spaç. Çysh mot motit ia ka pas dera punet e farkës Gjocit e Skanes së Oroshit, Gjacit te Gjugjës e Mjeshtave t’Ungrejt. Topin dardhet t’lidhun në rrathë hekuri, s’pari e nreçi Preng Gjinoka i Bisakëve, etj. Mjeke për varre pushke si Mjeshtrat e Ungrejt, e Ndue Nikoll Mjeku, si ai e s’ka….”
Në studimin e dom Prend Sulit, përmenden vetëm disa nga familjet e Mirditës, që kanë pasur traditë të armëpunimit. Duhet theksuar se kjo traditë e hershme ka qënë e përhapur gjërësisht në të gjithë krahinën, gjë që është ruajtur edhe përmes toponimisë, si: “Kulla e Barutit”, “Kodra e Farkës”, “Guri i Farkës”, etj.
• Në foto: Armë nga Muzeu Etnografik në Lezhë.

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close