Sidnej i jep fund izolimit 106-ditor

Qyteti australian Sidnej i ka dhënë fund izolimit të ashpër katërmujor, si masë për luftim të koronavirusit.

Qyteti më i madh në Australi, ka qenë në izolim për 106 ditë, teksa është përballur me variantin Delta të koronavirusit.

Uellsi i Ri Jugor ka raportuar 496 infektime të reja më 11 tetor dhe shkalla e vaksinimit ka arritur në mbi 70 për qind për qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.

“Është ditë e madhe për shtetin tonë”, ka thënë kryetari i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet.

“Pas 100 ditëve me gjak, djersë dhe asnjë birrë, ne ja dolëm”.

Disa kufizime për organizime masive vazhdojnë të zbatohen, dhe shkollat ende nuk janë rihapur plotësisht.

Asociacioni Mjekësor Australian ka bërë thirrje për hapje graduale, për të parandaluar mbushjen e spitaleve me raste të reja të infektimit.

Si Australia, ashtu edhe Zelanda e Re, kanë marrë masa agresive për ta luftuar pandeminë, çka ka rezultuar me rënie modeste të shkallës së infektimit dhe vdekshmërisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close