NJË VETING EDHE PËR AKADEMIKËT!

Shoqëria shqiptare vazhdon të mbetet peng i kontradiktave të shumta. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga “rënia” e komunizmit, recidivet e këtij sistemi të kobshëm për shqiptarët edhe më tej janë prezent dhe të ndjeshme.
Janë të shumta ata të cilëve, si në kohën e komunizmit, ashtu edhe tani, siç thuhet ndër populli, “kungulli u shkon mbi ujë”. Midis këtyre fatlumëve janë edhe disa nga akademikët që me sukses po e jetojnë edhe epokën e demokracisë, ndonëse nuk e patën aspak keq as në epokën e komunizmit.
Në fakt, të gjithë e kanë të qartë se disa akademikë (anëtarë të akademive shqiptare) duhet të pensionohen dhe t’ua lënë vendin atyre që janë me ndërgjegje të pastër.
Janë dokumentet e arkivuara që tregojnë se disa nga akademikët tanë me devotshmëri i shërbyen komunizmit, e cila për shqiptarët, pavarësisht hapësirës ku jetonin, ishte e kobshme, kurse shumë plagë, edhe pse ka kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet, ende nuk janë mbyllur.
Si mund të interpretohet fakti, bie fjala, që një akademik, në atë kohë, duke qenë edhe vet një komunist i regjur, pranon të jetë në krye të një komisioni që kishte për detyrë t’i lustrojë librat e një kolegu të vet, edhe ky akademik, të cilat, fatkeqësisht, do të hiqen nga përdorimi, me arsyetimin se janë “në shërbim të irredentizmit shqiptar”.
Një lloj vetingu edhe për akademikët, do të ishte një punë e ndershme, mbase edhe e moralshme, për ta hapur shtegun e nisjes së realizimit të projekteve të rëndësishme kombëtare, të cilat janë jetike jo vetëm për shoqërinë tonë, por edhe për hartimin e politikave gjeo-strategjike, aq të nevojshme në këto kohë kur si komb përballemi me shumë sfida dhe me shumë të panjohura.
Akademitë tonë duhet të shërbejnë për debate të thella rreth historisë, kulturës, politikës dhe ekonomisë dhe jo për promovime rasti apo për shënime përvjetorësh.
Tridhjetë vjetëve të fundit jemi dëshmitarë se është kultivuar një brez i ri akademikësh, të cilët janë në gjendje ta bartin gjithë barrën e realizimit të projekteve që i kërkon aktualiteti. Prandaj, duhet hapur shtegun për një realitet të ri në Akademitë shqiptare… /HEJZA/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close