Mbyllet Konsullata e Bjellorusisë në Nju Jork

Konsullata e Bjellorusisë në Nju Jork do të mbyllet më 21 tetor, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Qytetarët bjellorusë që banojnë në territorin e konsullatës, që përfshin edhe Kanadanë, do të duhet të kontaktojnë Ambasadën bjelloruse në Uashington për shërbime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë.

Konsullata tashmë ka ndaluar të përgjigjet në telefon dhe të pranojë dhe përpunojë dokumentet e dërguara me postë.

Që nga 8 tetori, dokumentet e marra transferohen në ambasadë.

Marrëdhëniet SHBA-Bjellorusi janë tensionuar, për shkak të shtypjes së dhunshme që i ka bërë rëgjimi bjellorus një lëvizjeje opozitare.

Në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka kërkuar në muajin gusht që Uashingtoni të zvogëlojë stafin e ambasadës në Minsk në pesë persona, deri më 1 shtator.

SHBA-ja më pas ka ndërmarrë veprime të ngjashme ndaj misionit diplomatik bjellorus.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close