Ministri Aliu: Drejtoria e Urbanizmit u mashtrua për lejet për objektin e NPB-së

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka anuluar punimet në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, pasi që gjatë rrënimit të objekteve të vjetra doli që ka materiale të azbestit e të cilat konsiderohet të jenë kancerogjene.

 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencën për medie të martën tha se punëtorët që kanë qenë duke kryet punimet aty kanë qenë pa mbrojtje, kështu që kanë rrezikuar shëndetin.

Aliu tregoi dhënien e lejes për rrënim. Ai tha se kur është shqyrtuar ky plan është kuptuar se nuk përmendet askund që ka mbulesë prej azbestit.

“Është kuptuar se është lëshuar leje rrënimi nga organi kompetent i komunës së Prishtinës, e po ashtu është lëshuar edhe leje mjedisore e ndërtimore. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja e rrënimit është lëshuar me 6.8.2021 në bazë të planit të rrënimit. Ky është plani i rrënimit në bazë të ketë cilit është lëshuar leja e rrënimit nga Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë. Kur e kemi shqyrtuar këtë plan të rrënimit e kemi kuptuar që në të nuk përmendet askund mbulesa prej sallomitit e objekteve që duhet rrënuar. Rrjedhimisht i bie që leja që është lëshuar është lëshuar duke mos e ditur që ka sallomit sepse ky plan i rrënimit nuk e ka paraqitur sallomitin dhe rrënimin e tij. që i bie që në këtë rast gjatë aplikimit për leje është mashtruar në një far mënyre organi, autoriteti i komunës që lëshon leje. Në dokumentacion kemi parë që figuron edhe leja mjedisore. Pra e lëshuar me 8.7.2021 dhe është lëshuar sipas elaboratit mjedisor, ky laborat mjedisor nuk di si është brenda dokumentacionit brenda komunës por nuk ka asnjë autor konkret i cili merr përgjegjësi për këtë elaborat”, tregoi ai.

Aliu tregon se në lejen ndërtimore nuk figuron vetëm Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) por edhe një kompani tjetër. E poashtu në lejen mjedisore është lëshuar me një mënyrë duke mos e pas një elaborat të plotë.

Aliu: Është lëshuar leje për NPB-në pa e ditur që ka një palë tjetër

“Kemi lejen ndërtimore që është lëshuar 16.08.2021., kjo leje ndërtimore është lëshuar nga drejtoria e urbanizmit dhe poseduesi i kësaj leje ndërtimore është ndërmarrja publike Banesore Sh.A, Prishtinë. Pra NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Ndërkohë që kur kemi kërkuar nga kompania ekzistuese e cila i ka kryer punët e rrënimit kontratën mes tyre dhe poseduesit të lejes ndërtimore ka dalë që është edhe një kompani tjetër sepse ajo kompani ka qenë nënkontraktor e kompanisë ë që ka marrëveshje kontraktuale me NPB e që kjo marrëveshje nuk është thjesht kontraktor i kryerjeve të punës por palë konkrete në projekt e që vërtetohet në bazë të aktit noterial, e cili akte notrerial është realizuar në maj 2021. Në këtë akt figuron kompania tjetër, MADE GROUP Constration e cila është hisedarë me 64 përqind në projekt. Tash, meqenëse kompanitë private është hisedarë dhe jo thjesht kontraktorë i bie që kjo leje ndërtimore është dashur të sigurojë edhe hisedarë. Brenda dokumentacionit të lejes ndërtimore ku figuron lista e dokumenteve të dorëzuara nuk figuron ky akt noterial që i bie që komuna e Prishtinës, drejtoria e urbanizimit e ka lëshuar lejen për NPB-në pa e ditur që ka një palë tjetër. Kjo pala tjetër është e definuar me akt noterial para se të aplikohet për leje ndërtimi dhe në këtë rast i bie që Drejtoria e Urbanizmit të jetë mashtruar përshkak se ata e kanë lëshuar NPB me letra e defakto i bjen që i kanë lëshuar me 64 përqind dikujt tjetër i cili nuk figuron fare në dokumentacion”, shpjegoi Aliu.

Aliu ka kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Komuna e Prishtinës që të tërhiqet plani i rrënimit dhe të shqyrtohet akti noterial.

Aliu: Të shqyrtohet dhe ta anulohet plani i rrënimit

“Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, normalisht edhe me ndihmën e inspektoratit të mjedisit dhe me punën që do ta bëjmë ne si ministri duhet të shqyrtojë lejen e rrënimit të cilën e ka lëshuar sepse ajo leje rrënimi bazohet në një dokument që është plani i rrënimit e që nuk e përmend azbestin askund. Meqenëse pala ka apliku duke mos e dhënë këtë plan dhe e ka qitë në mashtrim Drejtorinë e Urbanizmit, Drejtoria e Urbanizmit tash pas deklarimit tim e kupton që aty ka pas azbest dhe e kupton që plani i rrënimit nuk e ka përfshi atë dhe për këtë ata duhet ta shqyrtojnë seriozisht dhe ta anulojnë dhe ta tërheqin mbrapsht lejen e rrënimit. Një tjetër për lejen mjedisore duhet të tërhiqet mbrapsht. Njejtë për leje ndërtimor e cila nuk i ka palët e përfaqësuar mirë dhe duhet me i shqyrtu dhe në bazë të aktit noterial i bie që ka palë dhe duhet të veprohet konform ligjit”, kërkoi Aliu.

Për gjithë këtë Aliu se tashmë ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të anulohet akti noterial, dhe se i ka kërkuar agjencia kadastrale me trajtu lëndën dhe me tërheq nëse ka shkelje aktin e rregullimit të kufirit të pronës.

Në këtë konferencë, Aliu u pyet edhe për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë për të cilën tha se zyrtarisht nuk ka rrugë Deçan-Plavë, por Deçan-Bjeshkë. Ai tha se kanë biseduar me homologun e tij malazez por që nuk ka marrëveshje.

Megjithëkëtë Aliu tha se do të vazhdohet me punën në këtë rrugë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close