Qeveria emëron bordet e katër ndërmarrjeve publike

Në mbledhjen radhës Qeveria e Kosovës ka emëruar bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Ajo ka emëruar bordet, e “Ibër Lepenci”,  Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjoni Jugor”, Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit “Bifurkacioni” dhe ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kërkesa për emërimet është bërë për shkak të skadimit të mandatit të bordeve.

“Qeveria ka kompetencën për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në ndërmarrjet publike. Hydet Myrdyti emërohet kryeshefe e ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’ dhe Avni Gjonbalaj si anëtar”.

Ndërsa për shkarkimin e bordit të “Hidrodrinit”, Bislimi tha se nuk kanë përmbushur detyrimet.

“Kërkesa për shkarkimin e Bordit, bëhet për arsye se i njëjti bord ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close