Drejtori i Policisë: Autoblinda e Policisë u sulmua me armë dhe granata

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për shtyp pas aksionit në veri ka njoftuar se autoblinda e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë të gjata dhe granata dore.

Para mediave ai ka prezentuar disa fotografi, ku shihen se autoblinda e policisë është sulmuar me armë të gjata, granata dore etj.

“Fotografi e autoblindit, predhë e hedhur nga armë të gjata”, tha Mehmeti, para medive.

“Shenja nga granata e dorës”, vijoi ai me prezentaimin e fotografive nga situata me të cilën u përballë sot policia në veri.

“Kyqja e Njësisë Speciale ka ndodh për shkak të sulmeve që i janë bërë pjesëtarëve të Policisë e Doganës”, shtoi ai.

Ai tha se lidhur me operacionin e zhvilluar sot dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacioneve.

Mehmeti tha se kjo gjë tashmë ka nisur të hetohet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close