Von Cramon i reagon Borellit: Dialogu s’ka të bëjë asgjë me operacionet e policisë në veri

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon i ka reaguar ashpër shefit për politika të jashtme të BE-së, Joseph Borrell, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit lëshoi për zhvillimet në veri, e ku e akuzonte Kosovën për “veprime të njëanshme”.

Von Cramon i ka bërë thirrje Borrellit që të kritikojë shtetet ku sundimi i ligjit nuk po implementohet.

Sipas saj, BE duhet që të ndihmojë shtetet që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ndryshe, deklarata e Borrel është komentuar me të madhe sot në Kosovë, pasi që në të njëjtën ai kritikon institucionet e Kosovës për “veprime të njëanshme” pas aksionit në veri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close