OBSH: Grupi i ri, mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19.

OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të Ri (Sago).

Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.

Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bartë nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik.

Kina e ka hedhur poshtë fuqishëm teorinë e dytë.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.

Pjesë e grupit të ri hulumtues janë edhe gjashtë ekspertët që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.

Përveç koronavirusit, grupi Sago gjithashtu do të hulumtojë origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

“Njohuritë për origjinën e patogjenëve të rinj janë thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes”, tha Ghebreyesus.

Në një editorial të përbashkët në revistën Science, shefi i OBSH-së dhe zyrtarë të tjerë thanë “aksidenti laboratorik nuk mund të përjashtohet”.

Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH -së, tha se puna e Sago-s mund të jetë “mundësia e fundit për të kuptuar origjinën e COVID-19”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close