Samit i “The Economist” për Ballkanin Perëndimor

ATSH-MIA/ – Samiti i dytë për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit të Evropës” do të zhvillohet sot në Shkup, me organizimin e “The Economist”.

Në samit do të diskutohet për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe prioritetet e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në periudhën postCovid-19.

Në samit do të flasin edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Fjalimin me temë “Prioritetet e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor” do ta mbajë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar.

”BE-ja duhet të lëvizë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase në sigurimin e ndihmës së vendeve të rajonit, të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve kufitare dhe më e rëndësishme, t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në klubin evropian”, sipas “The Economist”./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close