Testet e antigjenit funksionojnë më mirë nga sa pritej

ATSH-ANSA/ – Të ashtuquajturat teste të rrjedhës anësore (LFT), testet e antigjenit të bëra vetë, të përdorura gjerësisht në Britaninë e Madhe, si edhe në vendet e tjera, për të ndihmuar shërbimin shëndetësor të gjurmojë përhapjen e infeksioneve COVID-19, po dëshmohen të jenë shumë më të besueshme në rezultate, seç pritej dhe shumë i dobishëm në monitorimin e pandemisë, sipas një studimi të përditësuar të kryer nga një ekip studiuesish nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL).

Duke u bazuar në një formulë të re llogaritëse, studiuesit britanikë kanë gjetur një nivel saktësie të rezultateve të barabartë me mbi 80 për qind në çdo rast të infektimit nga COVID-19 dhe mbi 90 për qind në rastet e infektimit me simptoma përkatëse.

“Këto janë të dhëna që duhet të shtyjnë popullsin e përgjithshme të besojë dhe të marrë seriozisht indikacionet e këtyre testeve, duke u izoluar aty ku rezultati është pozitiv”, theksoi Prof. Irene Petersen, koordinatore e këtij hulumtimi.

Petersen vuri, gjithashtu, në dukje se studimi konfirmon se rreth një e treta e infeksioneve të anketuara i referohen personave asimptomatikë: të cilët, edhe pa pasur ndonjë shqetësim, ende mund të infektojnë të tjerët për disa ditë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close